Fushata elektorale ka dobësuar mjaft jetën parlamentare. Në mungesë të nismave të reja ligjore, deputetët janë përplasur me akuza politike.
Mungesa e projektiligjeve dhe nismave ligjore gjatë këtij viti zgjedhor ka dobësuar jetën paralmentare, duke i lënë vendin debateve politike për fushatën zgjedhore.
Deputetët po përdorin foltoren e parlamentit për të komunikuar me qytetarët dhe të hedhin akuza ndaj kundërshtarëve të tyre politike.
Hajdari: Qytetarët bëhen ping-pong, sa në një parti te tjera. I keni marrë emrat e tyre një e nga një dhe nëse ata nuk ju japin ju votën, ju do ti ndëshkoni.
Murrizi: Na hapët barkun se nuk hap dot televizorin se ju shohim vara-vinga, 1, 3, 4 përpara me facebook ndezur live, ju nga krahu tjetër duke gatuar makarona në tenxhere të groshes.
Ndërsa mazhoranca e cilëson si të suksesshme marëveshjen e re për koncensionin e aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas, pasi pritet të ulen çmimet e biletës.
Balla: Në 20% për udhëtarët mbi 18 vjeç dhe në 40% për fëmijët.
Dhe kur vjen fjala tek akuzat e kundërshtarëve politike, kreu i grupit socialist gjen lidhjet e Lulzim Bashës me fluturimet në Rinas.
Balla: Kryetari i opozitës rrugore Lulzim Basha si një frekuentues i rregullt i linjës Tiranë-Amsterdam, Amsterdam-Tiranë, besoj që duhet të jetë i kënaqur me këtë ulje të drejtëpërdrejtë të tarifave.
Angazhimi i deputetëve me fushatën elektorale ka zhvendosur jo vetëm diskutimet por edhe mbajtjen e seancës plenare nga e enjtja në të hënën.