Banorët të irrituar kërkojnë ndërhyrje
Banorët e lagjes “Shën Koll” në rrugën “Filip Papajani” prej më shumë se 5 vitesh tani janë detyruar të bashkjetojnë me problemin e kanalizimeve dhe rrezikun që i kanoset çdo ditë . Më të shqetësuar nga ky problem janë banorët e një pallati të cilët shprehen se mbi 20 familje janë në rrezik nga dhe disa prej tyre dëshirojnë të largohen nga këtu vetëm për shkak të kësaj situate e cila është kthyer në të padurueshme.
E vetmja gjë të cilët banorët kërkojnë është ndërhyrja në rehabilitimin e tyre pasi çdo ditë e më shumë ndjehen të rrezikuar për shëndetin dhe sidomos ne këto kohë pandemie i kanoset dhe një tjeter rrezik .
Edhe pse janë ankuar disa herë tek autoritetet përkatëse përveç premtimeve boshe asgjë nuk ka ndryshuar dhe këtu nuk është bërë asnjë ndërhyrje.