Ish-çifti mbretëror, Princeshë Diana dhe Princi Charles në të gjitha fotot e tyre zyrtare që qarkullojnë akoma dhe sot fshehin një detaj që nuk e kishte vënë re askush më parë.
Në foto Princi Charles duket më i gjatë se por vetëm shumë vite më vonë gazetarët kureshtarë kanë zbuluar se fotot nuk pasqyrojnë realitetin. Pas fotove që tregojnë Princin Charles si më të gjatë se Princesha Diana fshihet një “gënjeshtër” e madhe.
Në fakt, Princi Charles dhe Princesha Diana kishin të njëjtën gjatësi. Diana u detyrua të qëndronte më poshtë ose i kërkohej të vendoste njërën këmbë përpara, dhe një takë më e lartë se 2 cm do të “prishte” menjëherë pamjen harmonike të çiftit. Në këtë mënyrë, diferenca mes tyre u minimizua – të paktën në foto.
Shumë njerëz thonë se kjo është bërë posaçërisht për të treguar statusin dhe rolin drejtues të Charles-it në familje.