Kryetari i Grupit Parlamentar të Taulant Balla ftoi opozitën të nisin bashkëpunimin duke votuar ndryshimet kushtetuese për zgjatjen e mandatit të komisioneve të vetingut.
“Ndërsa kryeministri shtriu dorën për bashkëpunim mendoj se moment i parë duhet të jetë ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e mandatit të komisionit të vetingut. Ky të jetë momenti i parë i reflektimit tuaj në marrëdhënien me reformën në drejtësi” tha Balla në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit mëngjesin e sotëm ndërsa deputetët po votonin programin e qeverisjes “Rama 3”
Për deputetët e opozitës që kundërshtuan orët e vona të seancës parlamentare kishte një përgjigje por dhe një thumb.
“Pse ishte seancë maratonë? Nuk kishim kohë për pushim. Ju doni gjumë sonte por ne donim punë. Të jeni të sigurtë se nëse do të vazhdoni në seancat pasardhëse sikurse erdhët në këtë seancë dua tju them që ky program është 1, ndoshta arsyeja kryesore pe ju do të humbni sërish në pranverën e 2025. Nëse do të vazhdoni kështu siç ishit sot jo vetëm do të fitojmë në 2025 por sot në atë kuti do të keni të njëjtin rezultat që kishit në 2017.
Kryeministrit i uroi suksese për zbatimin e programit ndërsa i kujtoi edhe një herë opozitës se nuk mund të marrë asgjë me forcë.
“Në emër të grupit PS-së dua të uroj kryeministrit dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave në zbatimin e këtij programi dhe që e çon Shqipërinë më pranë anëtarësimit në BE. Dëshira jonë është me opozitën të ndërtojmë një marrëdhënie tërësisht tjetër me atë që kemi pasur mandatin e kaluar. Por asnjëherë dhe asnjëgjë nuk mund ta merrni me forcë.”
Ora tv