Një ditë pas seancës maratonë dhe votimit të qeverisë së re, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit ku po takohet me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Ky takim vjen në vazhdën e disa takime rradhazi që ambasadorja Yuri Kim po bën me personalitete të ndryshme të vendit, ndërsa kujtojmë që mëngjesin e ditës së sotme ishte takuar me 15 prokurorët e SPAK, nga ku deklaroi se pandëshkueshmëria kishte marrë fund.

Nuk dihet arsyeja e takimit me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, por pritet që më tej të zbardhen detaje të reja. Ndërsa kujtojmë se ditën e djeshme, Kuvendi njohu kërkesën e Bashës dhe emrat e propozuar nga ai në përbërje të grupit parlamentar demokrat, duke lënë kështu jashtë listës ish kryeministrin Sali Berisha.

Vijon…