Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi në telefon me homologun francez Emmanuel Macron, në të parin kontakt pas krizës së paprecedentë në marrëdhëniet mes dy vendeve që shkaktoi marrëveshja AUKUS.

Dy presidentët ranë dakord për nisjen e konsultimeve të thella për rikthimin e besimit. Pritet që në fund të muajit të ardhshëm, palët të takohen në Europë.

Macron pranoi rikthimin së shpejti të ambasadorit francez në Uashington që u tërhoq javën e kaluar për konsultime, si nga Shtetet e Bashkuara ashtu edhe nga Australia. Shtëpia e Bardhë pranoi gabimet në ndërmjetësimin e marrëveshjes me Austalinë.

Pakti AUKUS mes Uashingtonit, Londrës dhe Kanberras bëri që Australia të anulonte një kontratë me vlerë 40 milionë Dollarë për blerjen e nëndetëseve me shtytje elektrike nga Franca, pasi amerikanët dhe britanikët premtuan se do i dërgonin këtij vendi tekonologjinë për të ndërtuar në këtë vend nëndetëse bërthamore.

Kjo nënkupton që Australia do të bëhet vendi i shtatë në botë me nëndetëse me kapacitet bërthamor. Marrëveshja synon që Australia t’i bëjë ballë kërcënimeve nga Kina për dominim rajonal, por Pekini e quan këtë “mentalitet të luftës së ftohtë”.