Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi këto shtetasit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë organizim të paligjshëm.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”./Egnatia news