Denis Shapovalov e nisi aventurën e tij në Australian Open me një fitore të vuajtur ndaj italianit Jannik Sinner (3-6, 6-3, 6-2, 4-6 dhe 6-4).
Por, kanadezi mori protagonizëm pas një debati të gjatë me arbitrin e ndeshjes, i cili nuk i dha leje për të shkuar në tualet në fillim të setit të pestë.
“Çfarë ndodh nëse shkoj në banjë? Gjobitem? Nuk më plas fare”, i tha Shapovalov gjyqtarit Nico Helwerth. Pasi arbitri sërish nuk e lejoi, tenisti vijoi debatin: “Si nuk mund të shkoj? Duhet të urinoj. Do ta bëj në pantallona. Apo ta bëj në shishe? Nuk e kuptoj këtë rregull”.
Pasi fitoi ndeshjen, kanadezi u shpreh kështu për mediat: “Është një rregull idiot. Unë duhet të pi shumë lëngje para një ndeshjeje dhe logjikisht që më duhet të shkoj në banjë. Po na plas fshikëza”
Fax web