Policia e Tiranës ka goditur një skemë të shfrytëzimit të prostitucionit në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se janë arrestuar tre persona.

Arrestimet kanë ardhur pas një hetimi disamujor. Policia njofton se kanë prangosur Aleksandros(Zef) Topjanasi, 61 vjeç, i cili u kap në flagrancë, pasi kishte çuar një shtetase në një hotel të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion. Po ashtu 61-vjeçari përdorte lokalin në pronësi të tij si pikë takimi për të ndërmjetësuar mes personave të ndryshëm për aktivitetin e prostitucionit, ku merrte një pjesë të fitimit nga femrat që e ushtronin këtë veprimtari dhe nga klientët e angazhuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prostitucioni”, shtetasi Qazim Alvora, 66 vjeç (klient) dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasi Gjon Pjetra, 61 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Goditet një rast i shfrytëzimit për prostitucion dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion.

Vihet në pranga, për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të lokalit për shfrytëzim prostitucioni, pronari i një lokali.

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, njëri prej tyre klient, ndërsa tjetri ndërmjetësues.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bazë të provave të grumbulluara, pas një hetimi disamujor, kanë goditur një tjetër rast i shfrytëzimit për prostitucion dhe përshtatjes së ambienteve për prostitucion, si rezultat i të cilit  u vu në pranga shtetasi: A.(Z.) T, 61 vjeç, i cili u kap në flagrancë, pasi kishte çuar një shtetase në një hotel të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion.

Gjithashtu, shtetasi A.(Z.) T. përdorte lokalin në pronësi të tij si pikë takimi për të ndërmjetësuar mes personave të ndryshëm për aktivitetin e prostitucionit, ku merrte një pjesë të fitimit nga femrat që e ushtronin këtë veprimtari dhe nga klientët e angazhuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prostitucioni”, shtetasi Q. A., 66 vjeç (klient) dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasi Gj. P., 61 vjeç.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

g.v/abcnews.al