“Një monedhë dixhitale nga Banka Qendrore do të sjellë benefitet e parave cash në botën dixhitale, ndërkohë që do të funksionojë si një opsion mes cash dhe parave private të ruajtura në adresat bankare” tha Christian Hawkesby në një deklaratë.
Përdorimi i parave cash ra në 19%, në krahasim me 30% nga viti 2007. Tashmë njerëzit kanë filluar të përdorin aplikacionet e smartphone-it dhe portofolët dixhitalë për të kryer pagesa.
“Rënia e bërjes së pagesave me para cash dhe inovacionet e reja në botën dixhitale po bëjnë bankën qendrore të konsiderojë lançimin e një monedhe dixhitale” thuhet në RBNZ. Një stablecoin është një kriptomonedhë e dizenjuar që të jetë e lidhur me bankën qendrore dhe do të mbështetet nga asetet tradicionale si bonde shtetërore me afat të shkurtër.
Një sondazh nga Bank for International Settlements ka zbuluar se shumica e bankave qendrore në botë po studiojnë benefitet dhe disavantazhet e monedhave dixhitale.