Jane zbardhur detaje te reja nga arrestimi i ish-drejtorit të Radio Televizionit, Thoma Gëllci mbrëmjen e djeshme (8 tetor).
Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO.
Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani “EURO Contact” dhe “TBS 96”.
Tenderi ka të bëjë me procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, , me fond limit 86. 908 550, 00 lekë (pa TVSH), zhvilluar në datën 09.11.2018 nga autoriteti kontraktor Radio Televizioni Shqiptar.
Anëtarët e KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave) kanë shpallur “TBS 96” fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln më të lartë. Të dyja kompanitë kanë pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.
Po ashtu sipas dosjes së SPAK, Thoma Gëllci ka bërë një shtesë në kontratën me komapinë fituese “TBS96” në shkelje të ligjit.
Për të njëjtën çështje në pranga kanë rënë edhe tre punonjësit e RTSH Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në tenderin e gjetur me shkelje./OraNews/