Lidhur me komisionet hetimore të PD-së, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas mbledhjes së grupit u shpreh se grupi hetimor për Becchettin bie ndesh me kushtetutën.
Sipas tij, një kërkesë e tillë bien ndesh me interesin e Shqipërisë pasi është në proces gjyqësor dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit,
Balla theksoi se PD vjen me pretendime, të cilat do të shqyrtohen nga mazhoranca, duke shtuar se e rëndësishme është që për PD-në, të pranohet pa kushte pretendimet që ata kanë, ndryshe nga ajo që ka ndodhur 12 vite më parë.
Balla: Lidhur me qëndrimin tonë për ngritjen e komisioneve hetimore. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë. Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor.
PD vjen me disa pretendime. Do të shqyrtojmë pretendimet që ata kanë, por duhet të përvëlojë parimi i pafajësisë. E rëndësishme është që për PD-në, të pranohet pa kushte pretendimet që ata kanë. Ky është një standard që ne kemi vendosur. Ne 12 vite më parë kemi kërkuar të njëjtën gjë, por nuk u ngrit, ndërsa tashmë ne i kemi pranuar kushtet e PD-së sikurse i kanë kërkuar ata.