SHBA po i kushton një vëmendje të madhe procesit të hartimit të listave të kandidatëve nga partitë politike për zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Disa herë, përmes reagimeve në rrjetet sociale ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka kujtuar drejtuesve të partive politike që të mos përfshijnë në lista persona me të shkuar të errët dhe ligjin e dekriminalizimit.
Nga Durrësi ambasadorja nënvizoi se një çështje e tillë kanë rëndësi për votuesit shqiparë në radhë të parë, dhe la të kuptohet se është në diskutime. Madje në fund të ditës pritet të ketë dhe një reagim, por pa dhënë më shumë detaje.
Por a mendon ambasadorja se partitë politike do i përgjigjen pozitivisht?
Yuri Kim: Theksoj se votuesit shqiptarë meritojnë më shumë, nuk është çfarë SHBA dhe ambasadorja do, njëri apo tjeri, por votuesit e meritojnë. Mbetet për tu parë.
A keni ndonjë emër që nuk duhet të kandidojë për deputet?
Yuri Kim: Jam ende duke zhvilluar bisedime për këtë çështje, që është shumë e rëndësishme. Dhe nga fundi I ditës kam për tu përgjigjur për këtë.
Tom Doshi injoroi ambasadoren Kim, depozitoi në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje
Pak ditë pasi Përfaqësuesja e SHBA në Shqipëri rikujtoi shpalljen e Tom Doshit “non grata” nga DASh duke kërkuar moskandidimin e tij në 25 Prill, deputeti Tom Doshi depozitoi dje në KQZ kërkesën e Partisë Social Demokrate për të marrë pjesë në zgjedhje.
Kërkesa është bërë me statusin e kryetarit të Partisë Social Demokrate. Ende nuk është caktuar një datë se kur do ta marrë në shqyrtim KQZ.
Ora news