Disa studime të ndryshme shkencore kanë zbuluar se nivelet e ankthit dhe depresionit janë rritur shumë përgjatë pandemisë, sidomos kur ju lexoni lajme rreth situatës shëndetësore në vend çdo ditë. Psikologët në University of Essex shpërndanë për publikun studimin se sa shpejt impaktet negative ndjehen pas ekspozimit ndaj përmbajtjeve rreth COVID-19.
Në këtë studim, njerëzve i kërkohej që të shpenzonin disa minuta duke lexuar informacione reale të lidhura me COVID-19, qofshin ato në Twitter apo YouTube. Shumë shpejt u kuptua se pjesëmarrësit kishin një nivel të rritur të ankthit në krahasim me personat që nuk ishin përballur me lajme rreth këtij fenomeni. Studimi zbuloi se mjaftonin qoftë dhe 2 minuta ekspozim ndaj lajmeve të këqija rreth pandemisë për të patur efekte madhore në emocionet e njerëzve.
Mirëpo kur këto persona shpenzuan kohën duke lexuar aktet e mirësisë të kryera nga njerëzit nuk kishin të njejtin efekt negativ, gjë që tregon se është ekspozimi ndaj lajmeve të këqija që i bën këto persona të ndiejnë ankth.
“Një strategji që njerëzit mund të përdorin është ndjekja e përmbajtjeve pozitive në rrjete sociale nëse ndiejnë ankth pas shikimit të lajmeve jo të mira.” Tha Dr. Buchanan.