Gjykata e Vlorës vendos izolimin në burg për ish-kreun e kadastrës Klodian Troci, i arrestuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Gjatë kontrollit të banesës së Trocit janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe një shume prej 60.000 Euro. Po ashtu Gjykata mbajti në burg edhe ish drejtorin e drejtorisë së Administrimit të Tokës në Vlorë, i arrestuar për falsifikim dokumentesh për tjetërsim prone në bregdetin e Dhërmiu. Në qeli mbeti përfituesi i abuzimit 51 vjeçari Spiro Duni, ndërsa një specialist i Zyrës së Administrimit të Tokës në Vlorë do të hetohet në gjende të lirë.
Është arrestuar ditën e sotme (17 tetor) ish-kreu i kadastrës së Vlorës Klodian Troci.
Troci akuzohet se është pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi.
Më herët gjykata e Vlorës vendosi izolimin në burg për ish-kreun e kadastrës Klodian Troci, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Ndërkohë ky i fundit është në arrati.
Gjatë kontrollit të banesës së Trocit janë gjetur e sekuestruar prova të shumta materiale, si dhe një shumë prej 60.000 Euro.
Po ashtu, edhe Bardhyl Gjika, ish-drejtori i drejtorisë së Administrimit të Tokës në Vlorë, i arrestuar për tjetërsim pronash në bregdet do të qëndrojë në qeli deri në fund të hetimit.
Gjykata e Vlorës, caktoi Masën e Sigurisë “arrest me burg” për zyrtarin e Këshillit të Qarkut, ndërsa nxori nga burgu me detyrim paraqitje vartësin e tij Kreshnik Mino, po ashtu i dyshuar si I përfshirë në falsifikim dokumentesh.
Me masën arrest me burg do të hetohet edhe 51 vjeçari Spiro Duni, i cili dyshohet se është përfitues i abuzimit dhe tjetërsimit të një trualli në Dhërmi.
Masa atij iu komunikua në Spitalin e Vlorës ku ai ndodhet për shkak të problemeve shëndetësore që ka shfaqur pasi u vu në pranga bashkë me dy zyrtarët e Administrimit të Tokës në Vlorë.
Bardhyl Gjika, Kreshnik Mino dhe Spiro Duni akuzohen se kanë falsifikuan dokumentet e pronave në Dhërmi, përmes të cilave 51 vjeçari banues në Himarë ka përfituar një Truall.