Luftëtari i UFC-së, Konor MekGregor nuk mund të ndalet së qenuri protagonist. Së fundmi irlandezi është përfshirë në një sherr me DJ e famshëm Françesko Fashineti.

Ky i fundit ka mbetur me dëmtime në fytyrë duke thyer hundën. Për rastin në fjalë ka reaguar dhe vetë DJ i cili është shprehur se nuk kishte asnjë motiv që MekGregor ta godiste pasi prej 2 orësh po argëtoheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.

”MekGregor më goditi në fytyrë, më theu hundën para dhjetë dëshmitarëve, miqve dhe truprojave të tij. Ai më sulmoi pa motiv, pasi folëm për më shumë se dy orë dhe po argëtoheshim së bashku. Mund të mos flisja për këtë çështje, por vendosa të flas pasi ai njeri është shumë i dhunshëm dhe i rrezikshëm.

Irlandezi ndodhet prej 5 ditësh në Itali pas pagëzoi djalin e tij duke takuar dhe disa personalitete përfshirë Zhoze Murinjon.

PANORAMASPORT.AL