Nga Erion Murataj!
Historia e atij që shkoi në klubin e një fshati dhe kërkoi kafe është aktuale.
Pasi u ul në tavolinë, kamarieri e pyeti: Kafe trimash apo …
Trimash iu përgjigj krenar jabanxhiu .
Po pasi ja solli zeherr tre ditë rresht pergjigja ishte epike te trreten dite .
Trimash, trimash po futi e dy lugë “sheqernash”.
Kjo më vjen në mendje kur shoh politikën në dy anët e kufirit shqipfolës.
Me vjen keq që këtej kufirit janë komplet të sheqerosur dhe ky popull kurrë s’guxoi të zgjedh trimash që dhe pse mund të duken të hidhur si flasin apo mendojne janë padyshim zgjedhja më e mirë.
Matanë kufirit vërtetojnë çdo ditë që dhe pse të hidhura zgjedhjet i bëjnë trimash e pa asnjë lugë sheqernash.
Sepse diferenza midis atyre që e duan dhe luftojnë për tokën ku i ka bërë bam koka e atyre që shohin nga gardhi botes është e thjeshtë.
Ata e pinë kafen trimash kurse ne në shumicë në rastin më të mirë me dy lugë ylberash.