Elbasani është ndër të vetmet qendra që prej dekadash me radhë ka shfrytëzuar ujërat termale pranë tij, duke zhvilluar në mënyrë të mirëfilltë turizmin shëndetësor.
Këtu trajtohen sëmundje të shumta të reumatizmës, rrugëve të frymëmarrjes, tensionit, të lëkurës. Ato frekuentohen nga mijëra pacientë por edhe turistë në vit të cilët vinë për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre shëndetësore,të shumtë janë dhe vizitorët nga Kosova Maqedonia por nuk mungojnë dhe vizitorët nga qytetet si Berati Lushnja,Tirana etj.
Çdo person që i drejtohet llixhave të Elbasanit për arsye kurimi i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor, pas të cilit mjeku përcakton kurën që duhet të ndjekë.
Çdo pacient ka një kartelë mjekësore në të cilën janë të fiksuara të gjithë parametrat shëndetësorë të tyre dhe ndiqet gjatë gjithë kurës nga personeli shëndetësor.