Sipas raportimeve nga “SportBild”, ka një mosmarrëveshje ligjore mes Hakan Calhanoglu dhe ish-agjentit të tij Bektas Demirtas.

Palët do të diskutojnë në gjykatë, ku agjenti kërkon 3 milionë euro dhe një orë peng nga mesfushori i Interit, ish-klienti i tij.

“Pas njëmbëdhjetë vitesh bashkëpunimi intensiv, gjykatat tani duhet të vendosin për këtë çështje”, tha Demirtas, i cili pretendon se Calha në vitin 2016 u zotua t’i paguante shumën e lartpërmendur.

Demirtas në atë kohë hoqi dorë nga të ardhurat e konsultimit për kalimin e mesfushorit nga Karlsruhe te Hamburg (150,000 euro) dhe nga Hamburgu te Bayer Leverkusen (1.45 milion euro të tjera).

Për këtë arsye ai tani e ka paditur ish klientin e tij, Hakan Calhanoglu, në gjykatë ku dhe dëmshpërblimi i kërkuar është 3 milion € dhe një orë (e cila duket të qenë premtim i lojtarit ndaj agjentit të tij në atë kohë).