Sali Berisha: Pasi shpalli masakrën zgjedhore kryetari pa parti u mor me karrigen e tij nga frika se do ti ikte dhe prandaj ne kemi marrë këtë proces.Sikur ka ardhur nga Korea e vERIut dhe jo si një njeri shqiptar I shkolluar në vende perëndimor. Pas një dhunimi flagrant të statutit dhe shkelmimit të foltoreve dhe shkëputjes nga anëtarësia, sepse ai nuk është më vetja, askush nuk mban përgjegjësi. Në vend të dorëhiqet vazhdon zbaton urdhra. Duke u kërkuar ndjesë për heshtjen time nuk ka pasur asnjë shkak përvec një vendimi që e kisha largim pa kthim.
Me 19 maj u shpalla non grata por po atë ditë deklarova se është vepeer e Soros, një armik I egër I shqiptarëve dhe duke deklaruar se është një betejë personale jo e partisë, u drejtova në gjykatë për transparencë në të gjitha instancat. Kryetari me një vendim antistatutor, kundër votës tuaj, vendos largimin tim, prapë është betejë personale. Nëse unë nuk mbroj statutin dhe forumet të cilat shumëzohen me 0 kush do I mbrojë? Me imitim nuk e mundim dot Ramën, beteja për dinjitet është më e shenjta. Soros kërkon që këtu të mos ketë opozitë. Prisni kur të heqin dhe gjykatat e tjera. Të gjitha këto po ndodhin në sy të opozitës. Dua tu siguroj se në këtë betejë për mbrojtjen e konservatorizmit nuk jemi vetëm.
Këtë betejë për mbrojtjen e opozitarizmit ne nuk jemi vetëm . Në Shqiëpri sot zhvillohet betejë e ashpër në njërën anë qeveria e narkoshtetit dhe nga ana tjetër demorkatët shqiptarë të ngritur dhe njëherë në këmbë , me një mbështetje në rrithje ndërkombëtare që do vijë në rritjr. Këto takime janë më pro-amerikane se të gjitha të tjerat. Më pro-europiane se gjitha të tjerat. Asgjë nuk mund të devijojë boshtin e drejtimit tonë perëndimor. Ne nuk përkulemi para asnjë lloj presioni apo shantazhi. Jemi të vendosur të mbrojmë vlerat që besojmë. Shqipëria shumë shpejt do dali nga kthetrat e këtij narkoshteti. PD do shndërrohet në forcën e fitores. Do ccojë shqiptarët në fitoren që meritojnë.