Peshkimi buzë Shkumbinit ,tradita vijon

Peshkimi vazhdon të mbetet ende një pasion për shumë individë të cilët  kohën e lirë zgjedhin të peshkojnë .Edhe pse shumica prej tyre nuk kanë fitime monetare peshkimi mbetet një aktivitet I preferuar për shumë persona. I tillë është rasti dhe I këtij 72 vjecari i cili pavarsisht moshës dhe se prej 5 vitësh ka dalë në pension cdo ditë vjen në të njetën zonë për të peshkuar.

Ai shprehet se peshkimi është pasioni I tij dhe arsyeja që peshkon lidhet me dëshirën e tij dhe jo për te fituar të ardhura. Peshkon me rrjet por edhe pse numri i peshqëve që kap gjatë ditës është i vogël kjo nuk e pengon të dalë cdo ditë të peshkojë.

Përgjatë gjithë shtratit të lumit Shkumbin gjen peshkatarë të apasionuar që qëndrojnë me orë të tëra për të gjuajtur për peshk. Peshkimi konsiderohet edhe si një mënyrë për të larguar stresin dhe ka efekte shumë të dobishme sa i takon reduktimit të tij.