Balla komenton gjobën e FIFAS. FSHF të kishte marrë masa
“Jemi të gatshëm të ulemi për të adresuar të gjitha çështjet e mbetura apo çështje të tjera që mund të dalin për të përmirësuar legjislacionin zgjedhor” kështu u shpreh nga Elbasani Damian Gjiknuri lidhur me “ngecjen” e Komisionit të reformes zgjedhore.Ndërkohë në muajin Korrik përfundon mandati I Presidentit Meta dhe Gjiknuri pranon se PS do të jetë e hapur për të marrë edhe propozimet e Partisë Demokratike.
Pyetjes së gazetarëve se si e komenton deklaratën e ish kryeministrit Sali Berisha për tu rikthyer sërish si kryeministër Gjiknuri thotë se kjo është një luftë e brendhem e PD dhe se me Partinë Socialistë ata do të përballen pas 4 vitesh për këtë .
Valën e shkarkimeve të drejtuesve vendor në qarkun e Elbasanit ku prej disa ditësh janë duke u shkarkuar drejtorë që njihen si mbështetës të Taulant Ballaës Damian Gjiknuri I përgjigjet kështu.
Nga ana e tij Deputeti I Elbasanit Taulant Balla iu shmang pyetjes së gazetarëve në lidhje me shkarkimet që janë duke u bërë kohët e fundit në Elbasan.
Gjobën e vendosur nga FIFA për kombëtaren Shqiptare për droning me banerin për Taulant Ballën ,ky I fundit ia ngarkon përgjegjesinë Federatës Kombetëre të Futbollit për mos marrjen e masave gjatë ndeshjes.
Këto deklarata drejtuesit e PS I bën nga ceremoia e organizuar me rastin e ditës së çlirimit të Elbasanit.