Të rinjtë largohen masivisht
Një nga problemet më të mëdha të banorëve në Gramsh është papunësia. Çdo muaj në zyrat e punës paraqiten të paktën 1000 deri në 1200 punkërkues. Për shkak të pamundësisë për të gjetur apo siguruar një punë me të ardhura të kënaqshme shumë prej qytetarëve kanë zgjedhur të largohen nga qyteti . Sipas qytetarëve arsyet ekonmike janë kryesoret që banorët largohen dhe ata të cilët janë duke u larguar masivisht janë të rinjtë.
Në zyrën e punësimit Gramsh, mesatarisht çdo muaj ka afërsisht 1000-1200 punkërkues që paraqiten në zyrë për të kërkuar një punë. Gjatë vitit 2020 nga ana e zyrës së punës Gramsh,është bërë një punë e vazhdueshme për njohjen e situatës mbi tregun e punës, kërkesat dhe nevojat e bizneseve për punësime.