Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mesnatë në Gjirokastër, ku një makinë e OSHEE ka rënë në lumin Drino përballë fshatit Lazarat dhe si pasojë kanë humbur jetën 2 elektricistët, Selfo Kallfa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj 64 vjeç.
Mësohet se këta të fundit kanë qenë duke inspektuar në zonën lindore të luginës, pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Avaria është konstatuar në fshatin “Asim Zenelaj” dhe për këtë qëllim kanë shkuar për të ndërhyrë dy elektriçistët, Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj.
“Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër”, thuhet në njoftimin e policisë.
Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 00:30, në shtratin e lumit Drino, një automjet të OSHEE-së, në përpjekje për të kaluar lumin, e ka marrë rrjedha e lumit dhe për pasojë kanë humbur jetën dy elektricistët që ndodheshin në mjet, shtetasit I. I., 64 vjeç dhe S. K., 52 vjeç banues në Gjirokastër.
Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel