Sali Berisha: Je fajtor i katër disfatave, jam i sigurtë që je i përgatitur dhe për katër të tjera nëse të lë njeri, por ne ty do të të shndërrojmë në një shoqatë më 11 dhjetor. Sot janë firmosur rreth…afërsisht po shkohet drejt 5 mijë formularëve, në Kuvend janë të mirëpritur dhe të ftuar çdo delegate. Besoj se do të vijë. Pse ecëm ne në këtë mënyrë? Ne vendosëm ta deklarojmë pasi të jemi shumica, nuk do të jetë e mujshme, tolerante dhe jo intolerante.
Edhe ata që s’mendojnë si ne janë të ftuar. Edhe ata që mendojnë kundër nesh janë të ftuar. Garantoj pakicën se do të dëgjohet në çdo kërkesë të saj brenda statutit. Pse nuk pubikoni të dhënat? Kur e thotë një gazetar kjo është gjysmë normale, kur thotë një deputet, kjo është e turpshme. Një njeri i ligjit s’mund të kërkojë kurrë të shkelojmë konventa evropiane e të drejtave të njeriut. Këta deputetë në vend që të ngjiten një kat më lart, frika e të vërtetës i detyron të dalin nëpër media. Të shkojnë të bëjnë verifikime. Por për Lul Bashën, për peng Bashën nuk ekziston ligji.
Njeriu për të cilin nuk ekziston ligji është diktator dhe nuk duhet të qeverisë kurrë. Asnjë njeri që nuk është zgjedhur me votë të fshehtë me dy kandidatura nuk është i ligjshëm në atë detyrë. U kërkoj të japin shembull duke dhënë dorëheqjen e menjehershme nga një detyrë e paligjshme që kanë marrë. Është e lehtë të dalësh në ekrane për llogari të Ramës e të peng-Bashës. Nëse të ka ngelur një nanogram respekti për të gjithë demokratët, jepni dorëheqjen. Nuk meritoni të jeni në postin që jeni. Kjo është një thirrje miqësore.