Jay Bloomfield i “urren” surprizat, por kjo nuk e pengoi gruan e tij, Chelsea Hill, t’i bënte një surprizë të madhe ditën e dasmës. 29-vjeçarja mbeti e paralizuar pas një aksidenti me makinë në vitin 2010. Hill u martua me 34-vjeçarin, Jay Bloomfield muajin e kaluar në Hyatt Regency Huntington Beach.
Ajo arriti të ngrihej nga karroca dhe përpiqej të ecte. Burri i saj që ndodhej me shpinë u kthye pikërisht kur gruaja e tij e ardhshme po ecte me të atin pranë. “Sapo pashë Jay, ai mbeti pa fjalë. Ai ishte i shokuar që po ecja sepse nuk e kishte idenë”, tha ajo duke shtuar si ishte një nga momentet më të mira në dasmën e saj.
“Gjithë jetën time e kisha imagjinuar të qëndroja sy më sy me burrin tim në ditën time të dasmës. Pas aksidentit tim, nuk isha e sigurt nëse do të gjeja ndonjëherë dikë që me të vërtetë të më donte të gjithë,” shkroi ajo në Instagram.