Lulzim Basha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se me Sali Berishën bisedën e fundit e ka pasur në datë 9 shtator, kur e përjashtoi nga Partia Demokratike.
Mirëpo mbrëmjen e sotme, Basha shtoi se ka pasur dhe një komunikim tjetër për ccështje familjare, por jo me zë, vetëm me mesazhe. Sipas gjasave bëhet fjalë për fatkeqësinë e Bashës pak javë më parë kur humbi babain e tij.
“Kam pasur komunikim me Berishën për herë të fundit në 9 shtator. Pas kësaj date kam pasur komunikim por jo me zë vetëm me mesazhe për cështje familjare. Berisha i detyrohet një ndjesë demokratëve jo mua”, tha Basha.
Pjese nga biseda
Çfarë do të sakrifikonte Lulzim Basha për bashkimin e PD-së? Atë që bëra prej momentit të parë, që nuk ju fsheha vendimit më të vështirë të jetës sime politike. Nuk e hodha tutje “topin” e përgjegjësisë se me një anëtar një votë demokratët janë kanë besuar kryetarit të partisë.
Do të uleshe me Berishën? Nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë me Berishën.
A do të kërkonit një takim? Ta kërkoj unë? Për cfarë. PD nuk shpëtohet nga përçarja duke vendosur interesat personale mbi atë të demokratëve. Në momentin që e ndal këtë, nuk ka absolutisht asnjë pengesë, pasi falë investimit tim është akoma edhe në PD edhe në parlament.
Kur keni folur për herë të fundit me Berishën? Në 9 shtator.
Asnjë komunikim më pas? Jo me zë.
Në ç’kuptim? Çështje private familjare të fatkeqësive familjare, kemi pasur shkëmbime mesazhesh. Ngushëllimesh. Që nuk kanë të bëjnë me situatën në PD.
E përjashtoni mundësinë? Unë komunikoj me këdo dhe cdo demokrat edhe me Sali Berishën nëse komunikimi ju vlen interesave të demokratëve. Nuk jam unë ai që rikthen kulturën e të linçuarit të mendimit ndryshe. Berisha i detyrohet një apologji demokratëve dhe për të tjerat kam qenë dhe mbetem njeriu më i hapur në PD.