Home ELBASANI SOT VIDEO/NË GJITHË SHQIPËRINË VETËM NJË ABETARE

VIDEO/NË GJITHË SHQIPËRINË VETËM NJË ABETARE

33

Kushi për “Egnatia News”: Do të lehtësoj mësuesit dhe nxënësit

Pak ditë më parë një vendim i rëndësishëm u njoftua nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, e cila tha se teksti i abetares do të unifikohet për nxënësit në të gjitha shkollat në vend. Kushi tha se kjo vjen në kuadër të nismës një gjuhë një abetare, teksa sqaroi se do të hapet një garë për tekstin e unifikuar dhe se po punohet që ky projekt të konkretizohet me nisjen e vitit tjetër shkollor 2022-2023.

Ndër të tjera Kushi shton se duke nisur nga viti i ardhshëm, do të ketë një abetare unifikuese në të gjithë territorin e vendit dhe se kjo nismë të zhvillohet edhe në Kosovë në bashkëpunim me autoritetet e arsimit atje nën moton “një abetare, një gjuhë, një komb”.

Sipas saj duke nisur nga viti shkollor 2022-2023 teksti i abetares do të jetë një për të gjithë nxënësit shqiptarë në Kosovë dhe në Shqipëri. Ministrja e Arsimit, tha më tej se në 110 vjetorin e pavarësisë fëmijët shqiptar do të kenë një gjuhë të unifikuar.