Home AKTUALITET POLITIKË Azgan Haklaj: Flamur Noka po përgatit strukturat, pushton më 12 dhjetor selinë...

Azgan Haklaj: Flamur Noka po përgatit strukturat, pushton më 12 dhjetor selinë e PD

74

Ish-kryetari i PD-së në Tropojë Azgan Haklaj ka bërë sot një deklaratë të fortë, ku pohoi se deputeti i PD-së Flamur Noka, që e cilësoi ‘Arkanin’ e Berishës, po punon me strukturat për të pushtuar më 12 dhjetor selinë blu.

“Nuk isha. Ai e quajti atë vend Malësi e Gjakovës, pasi Tropojë është sllavishte. Kur ishte president dhe kryeministër, nuk u kujtua që të hiqte emrin Tropojë, një trevë që ka përcaktuar faktin e shqiptarëve dhe të demokracisë. ai shkoi në Malësinë e Gjakovës me triumfin e madh se ishte andej me prejardhje. Ai tha se pse duhej të ishte ai tra në Kukës, ndërkohë që ka qenë vetë një nga ata që ka hedhure idenë. është e vetmja foltore ku Berisha nuk kërkoi falje. Pasi në të gjitha foltoret ka kërkuar falje. Ai nuk ka një projekt-ide, apo platformë të radhës. Ai ka një strategji të gërshetuar me intrigë, blofe, intimidim. Dua t’i bëj me dije Bashës, kryetarit të zgjedhur, ambasadës së SHBA, se Arkani i Berishës, zoti Noka po organizon strukturat për të pushtuar selinë e PD në datën 12 dhjetor. Nga informacionet që kam unë, dhe kjo shkon dhe në akord, do pushtojë selinë e PD dhe të PS. Nga Tropoja Berisha tha që ne jemi ortek. Ai u kthye në Tropohë për t’i kthyer zonjës ambasadore të SHBA përgjigje. Sulmon në mënyre të pacipë binomin Blinken Yuri Kim. Ai tha “po të doja unë e hiqja për 2 orë emrin tim non-grata”. Po si mund ta hiqte ai?”, tha Haklaj ne News 24.