Një burrë italian, i cili donte të siguronte certifikatën e vaksinimit kundër Covid pa bërë gjilpërën, u paraqit në qendrën e vaksinimit me një krah artificial.
Burri, rreth të 50-tave, shkoi për tu vaksinuar me një krah artificial silikoni, që mbulonte krahun e tij të vërtetë, duke shpresuar se do “shpëtone” pa u vënë re.
Normalisht kjo gjë u vu re nga infermierja, e cila e kuptoi hilen e burrit.
50-vjeçar është denoncuar dhe aktualisht ndodhet në burg, shkruan BBC.
Infermierja tha për mediet lokale se kur i kishte përveshur mëngët, ajo e kuptoi menjëherë krahun prej silikoni.
Pasi u zbulua, burri u përpoq të bindte infermieren që të bënte një sy qorr e një vesh shurdh, raporton la Repubblica.
Por në vend të kësaj infermierja e denoncoi burrin në polici për mashtrim.
Policia lokale po heton incidentin në Biella, në veri-perëndim të Italisë, ndërsa lokalët zyrtarët lokalë kanë kritikuar veprimet e burrit.
“Rasti kufizohet me qesharak, nëse nuk do të ishte për faktin se po flasim për një gjest që ka ndikim të madh”, tha kreu i qeverisë rajonale të Piemonte, Albert Cirio, në një deklaratë në Facebook.
Ai tha se mashtrimi ishte “i papranueshëm përballë sakrificës që i gjithë komuniteti ynë ka bërë gjatë pandemisë, për sa i përket jetëve njerëzore, kostos sociale dhe ekonomike”.
Burri thuhet se ishte një punonjës shëndetësor, i cili ishte pezulluar nga puna për shkak se nuk ishte vaksinuar. Vaksinimi është i detyrueshëm për të gjithë punonjësit e shëndetësisë në Itali.
Pak më shumë se 73% e italianëve janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-i, më shumë se në Francë ose MB, por më pak se në Spanjë dhe Portugali.