Shumë prej tyre nuk e përballojnë dot ekonomikisht
Ulja e ndjeshme e temperaturave ka bërë që qytetarët të kërkojnë alternative për tu ngohur po duket se nga viti në vit sigurimi I ngrohjes po bëhet më I vështirë pasi jo të gjithë kanë mundësi ekonomike për ta përballuar pasi çmimet qoftë të druve të zjarrit,qoftë të gazit vazhdimisht pësojnë rritje.
Alternativat e tjera të ngrohjes me energji elektrike apo me kondicioner janë edhe më të kushtueshme .Më në vështirësi për të kaluar dimrin janë pensionistët dhe shtresat në nevojë, pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar faturat dhe koston ekonomike të ngrohjes. Qytetarët e Elbasanit thonë për Egnatia neës se si zgjidhje më ekonomike kanë gjetur ngrohjen me dru.
Shqetësues është fakti se edhe Çmimet e druve janë rritur ndjeshem vitet e fundit ,aktualisht një metër kub dru kushton 5000 lekë të rinj.Për shtresat më vulnerabël ngrohja është bërë sfidë ndaj alternative e vetme mbetet përdorimi I badanies.