kryeministri Edi rama se në mandatin e tretë paga minimale nga 300 do të punohet për tu bërë 400 mijë pa taksa, gjë sipas tij do të lehtësojë një pjesë shumë të madhe të qytetarëve.
Nuk kanë ikur 500 mijë veta nga vendi, është gënjeshtër e madhe shumë dhe se balanca mes ikjes dhe kthimeve, pas krizës së madhe në Greqi ka pas shumë që janë kthyer.
Balanca është negative por është shumë e më e arsyeshme se ajo që thuhet. Kjo fuqi për ta ndalur këtë nuk ekziston , dhe kush e thotë manipulon
a kemi mundësi ta zbusim po, me zhvillim e punës, në një rrugë që s’ka shkop magjik. Sot në Fier vlera e provës është më e madhe se c’ishte. Si në Vlorë po njësoj, vijmë tek ajo që është sfida kryesore, rritja e pagave, vende pune të paguara më mirë sidomos për të rinjtë.
Duhet të fusim më shumë të rinj në kodimin online, të fuqizojmë shkollat profesionale dhe të vazhdojmë të mbajmë një ekuilibër mes taksës për ata që fitojnë më pak dhe për ata që fitojnë më shumë, e kemi çuar për ata që fitojnë me pak ne zero, dhe duam që të bëjmë një ndryshim se do e kemi pjesë të paktit që sot ne kemi në pagën 300 mijë pa taksa, ta bëjmë 400 mijë pa taksa, kush paguhet deri në 400 mijë mos të paguajë taksën, tatimin mbi të ardhurat, dhe kjo besoj do lehtësojë shumë .
Pas 25 prillit meqë jemi prapë në qeveri dhe duhet tu japim njerëzve dijeni për planin, nëse do ishte opozita dhe do thoshte se do e bëjmë në 1 qershor ne se bëjmë këtë do jemi preciz në atë që themi.
Top Channel