Lulzim Basha vetëm në fund të konferencës me gazetarët ka pranuar pyetje jashtë temës për të cilën kishte dalë, atë të arrestimit të Lefter Kokës për dosjen e inceneratorëve. Basha replikoi me një prej gazetarëve të pranishëm, duke thënë se çdo pyetje jashtë teme gjatë ditës së sotme, shfokuson bisedën.
“Unë jam informuar që dyert i kanë thyer ata që erdhën me zotin Berisha, sepse sipas tyre ishte ndërruar brava, sa për bravën nuk dua ti kthehem më këtij diskutimi.
Nëse doni që të flas unë për bravën ditën kur kërkoj shkarkimin e Edi Ramës, syri qoftë. Ose plastë syri keq, kemi një orë e 35 minuta që flasim për Edi Ramën, dhe ju pyesni për bravën, nuk është kjo në nderin e asnjë televizioni.
Dashje pa dashje po bëni devijuesin e çështjes, ka vetëm një PD, një statut dhe PD do të shkojë drejt të ardhmes, pasi nuk ka rrugë tjetër, pasi do të thotë që të shkatërrosh shpresën e shqiptarëve për ndryshim”, u shpreh Basha.