“Askujt nuk i është hequr non-grata”, ky është mesazhi që SHBA i ka përçuar sot ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ka nisur një betejë në një Gjykatë në Francë, pasi u shpall njeri “i padëshiruar” për SHBA-në për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Mesazhi i fortë nga Ambasada e SHBA në Tiranë, vjen në një kohë, ku Sali Berisha edhe pse i shpallur “non grata” nga SHBA, kërkon të marrë Partinë Demokratike duke pretenduar që të mbajë edhe një referendum me 18 dhjetor për shkarkimin e kreut aktual të PD-së Lulzim Basha.

“Nëse kishit dyshime, numri i personave që janë shpallur ‘Non Grata’ mbi 200, numri i personave që u është hequr ‘zero’, numri i personave që u është kërkuar falje ‘zero’”, shkruhet në njoftimin e SHBA-së.

Ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha, jo më larg se dje i është përgjigjur zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price. Ky i fundit shprehu shqetësimin për deklaratat e Berishës për ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.Sakaq, në reagimin e tij Berisha shprehet ndër të tjera se kritikat nuk janë sulme.

“Në bindjen time kritikat nuk janë sulme, unë kam kritikuar qëndrime dhe deklarata të ambasadores së SHBA, të cilat nuk kane qenë në përputhje ne vlerësimin tim me ligjet e vendit dhe Konventen e Vjenës. Unë mendoj se interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejte pasi është formë e pastër bullizmi diplomatik”, shprehet Berisha.

Duke iu referuar deklaratave të Yuri Kim për “barin”, Berisha hodhi akuza ndaj ambasadores për kërcënim të anëtarëve të PD-s me shprehjen e Enver Hoxhës, duke e konsideruar një ofendim kolektiv që meriton ndjesë publike.

Duke se SHBA është e vendosur në shpalljen e Berishës “non-grata” duke hedhur poshtë pretendimet e ish-kryeministrit se kundër tij është lobuar për tu marrë ky vendim. SHBA thekson se numri i personave të shpallur “non grata” nga Uashingtoni është mbi 200, dhe ka zero kërkesa faljeje për personat e shpallur “non grata” për korrupsion domethënës.

Sikur të mos mjaftonte kjo SHBA është e vendosur që të ndërpresë çdo marrëdhënie bashkëpunimi me selinë blu nëse Sali Berisha merr këtë parti.

Pavarësisht se luftën e tij me SHBA, Berisha ka deklaruar se e ka personale për dinjitetin e tij, duke se në të ka përfshirë edhe Partinë Demokratike, përderisa tenton ta rrezikojë për t’i ndërprerë çdo marrëdhënie me SHBA. Kjo vjen me shpërfilljen që po i bën paralajmërimit të SHBA, duke tentuar që të shkarkojë kreun aktual të PD-së, në një kohë kur nuk e ka mohuar marrjen e kryesimit të partisë nga vetë ai personalisht.

Në Kuvendin Kombëtar të pretenduar nga Sali Berisha më 11 dhjetor, u votua për shkarkimin e Lulzim Bashës si dhe u miratuan ndryshimet e reja satuore në PD. Nga ana tjetër Lulzim BAsha ka qenë në një konflikt të hapur me Berishën dhe demokratët që e mbështesin atë që prej kur vendosi ta përjashtojë nga grupi parlamentar, pas shpalljes “non grata”. Vetë Basha ka thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së më 18 dhjetor, ditë në të cilën Berisha mban referendum për ta shkarkuar. /abcnews.al/

vijon…/abcnews.al/