Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram ndërsa nuk ka kursyer ironinë ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

Në videon e Veliajt shfaqet një tramvaj prej lodre i linjës Sheshi “Nënë Tereza”–Kamëz. Bashkëngjitur videos Veliaj shkruan: “Mos na hidhni në Instagram ore”, duke ironizuar kështu Bashën i cili iu drejtua me të njëjtat fjalë pak ditë më parë gruas së tij teksa e filmonte duke gatuar.
Ndërkohë në fund të videos shkruhet se: Gur, gur bëhet mur, por dhe muri do ustanin”.

Top Channel