Shuma modeste: Nuk blejmë dot as gjelin e detit
Qeveria miratoi në mbledhjen e datës 15 shpërblimin për pensionistët dhe familjet me ndihmë ekonomike. 3 mijë lekë shpërblim do të shkojë për çdo familje që merr ndihmë ekonomike dhe ato që kanë persona me aftësi të kufizuara, ndërkohë pensionistët do të marrin bonusin prej 5 mijë lekësh. Por duket se kjo shumë modeste nuk është e mjaftueshme të paktën për pensionistët.
Pensionistët e qytetit të Elbasanit japin mendimin e tyre nëse janë të të kënaqur për shpërblimin e dhënë nga qeveriapor shumica prej tyre shprehen se nuk eshtë i mjaftueshëm as për të blerë gjelin e detit
Shpërblimet e fundvitit do te jenë për të gjitha kategoritë e pensionistëve. Qeveria sqaron se shpërblimet do të kalohen në llogaritë e pensionistëve brenda këtij muaji.Këto shpërblime arrijnë në një vlerë prej 3.5 miliardë lekësh për pensionistët./EGNATIA NEWS