Rritet çmimi, largohen blerësit

Në prag të festave të fundvitit, konstatohet rritje e çmimit në të gjitha produktet, e veçanërisht e atij që është edhe simboli i tryezës, gjeli i detit I cili këtë vit duket se do të  mungoj në disa tryeza të familjeve shqiptarë e shkak për këtë do të jetë çmimi shumë i lartë e i papërballueshme për një pjesë shumë të madhe të tyre.

Në tregun e shpendëve në qytetin e Elbasanit tregtarët thonë se zinxhiri i rritjes së çmimeve ka prekur dhe tregun e shpendëve dhe numrin i blerëse në krahasim më vitet më parë është ulur ndjeshëm. Sipas tyre shkaku kryesor është rritja e cmimit të gjelit .Çmimi i shitjes si peshë e gjallë varion nga 900 deri në 1000 lekë kilogrami .

Edhe blerësit nga ana e tyre thonë se nuk mund ti përballojnë të gjitha shpenzimet për mbrëmjen festive pasi pasi jo vetëm gjeli I detit është rreth 200 lekë më I shtrenjtë këtë vit por edhe produktet e tjera.