Ish kryeministri, Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Vlorës ku do të mbajë një takim me simpatizantët e PD në 31 vjetorin e krijimit të kësaj force politike në këtë qark. Berisha para se të hynte brenda sallës, uroi të gjithë demokratët vlonjatë dhe të gjithë shqiptarët që viti io ardhshëm të jetë i mbushur me zhvillime të tilla ashtu si ky fundvit.
Berisha: Ne kemi simbolet tona flamurin kombëtar, flamurin e PD edhe dy gishtat lartë me besimin tonë tek fitorja. Meqenëse jeni këtu shpresoj edhe media locale, ju uroj demokratëve të Vlorës kudo që janë gëzuar festat e fundvitit me besimin më të madh se vitin që vjen do të ketë zhvillime të mbara si në këtë fundvit. Uroj që viti tjetër që po vjen të jetë i mbushur me zhvillimet në lartësinë e idealeve të shqiptarëve.
Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me simpatizantët e PD në Dibër në kuadër të 31 vjetorit të krijimit të kësaj force politike.