Rreth 80 tregëtar të komunitetit rom kanë protestuar sot përpara bashkisë së Elbasanit për shkak se kjo e fundit i ka zhvendosur nga tregun ku ata kanë shitur më parë. Më urdhër të bashkisë së Elbasanit tregëtarët duhet të zhvendosen disa metra nga vendi ku shisnin më parë ,në një hapsirë e cila është përshtatur për tu shfrytëzuar si treg pork y vendim I bashkisë së Elbasanit nuk është mirëpritur nga tregëtarët të cilët e kundërshtojnë pasi sipas tyre më herët kanë qënë në të njëjtin vend që është caktuar nga bashkia dhe u larguan nga aty për shkak se ishte shumë larg dhe njerzit nuk shkonin.Ata thonë se kanë rrëth 30 vite që tregtojnë aty ku ishin dhe zhvendosja për ta do të thotë humbje e klientelës . Për ta kjo është puna e vetme që sigurojnë të ardhura. Ndërko kryebashkiaku I Elbasanit Gledian Llatja u shpreh se këtë vendim e morën në kuadër të aksionit të pastrimit por edhe të sigurisë së vetë tregëtarëve pasi shitja përgjatë rrugës I rrezikonte jetën edhe atyre edhe klientëve.
Vijon…/Egnatia news
Home ELBASANI SOT TREGËTARËT ROM PROTESTOJNË PËRPARA BASHKISË SË ELBASANIT PËR ZHVENDOSJEN E TREGUT (Video)