Teksa situata vijon e tensionuar mes demokratëve, kryeministri Edi Rama njofton se do të zhvillojë sot një komunikim live në faqen e tij të “Facebook”.

Në një postim në rrjet, teksa ju uron qytetarëve “mirëmëngjes”, Rama njofton se do të zhvillojë bashkëbisedim me demokratët, në orën 12:00.
Mesa duket kryeministri do të japë komentet e tij lidhur me zhvillimet e fundit në PD.

Kujtojmë se akuzat ndaj tij nuk janë ndalur si nga kryedemokrati Basha ashtu dhe nga ish-kryeministri Berisha. Basha e akuzon si bashkëpunëtor për të përshkallëzuar planet e dhunshme të Berishës, ndërsa ish-kryeministri e quan pengmarrës të kreut të PD-së.