Cfarë ndjetë kur e patë godinën të shkatërruar?
Berisha: Shkatërrimi i tmerrshëm i saj është blindimi, shndërrimi në bunker, identike me kryeministrinë e Ramës. Nuk ka më shqiptar pa parti që nuk e ka të qartë se Rama ka një zyrë në kryeministri dhe do të ketë një në seli.
Ai është murosur atje. Ne jemi revolucion paqësor, e pe si u qelluan dje me karrige?
Sigurisht ka reagim, se ua hodhën kokës. Ju patë vrasës të dënuar se si sulmonin si bisha demonstruesit.
Pse më pyesni për gjëra që I patë vetë?
Qëllimi ishte hapja e dyerve, ne nuk e fshehëm sepse është shtëpia jonë.
Nëse Basha hedh hapa pas, a do I linit hapësire një figure të tretë në PD?
Anëtarësia e di atë, nuk ka vullnetarizma.