Milan e nis në mënyrë perfekte këtë vit të ri teksa pas fitores kundër Romës marrin një tjetër sukses, këtë herë duke mposhtur 0-3 në transfertë Venezia. Gjithçka e lehtë për kuqezinjtë e Stefano Piolit teksa kaluan në avantazh që në minutën e 2-të me Zlatan Ibrahimovic.
Në pjesën e dytë Theo Herandez ishte protagonisti kryesor teksa në minutën e 48-të dyfishojë shifrat ndërsa dhjetë minuta më pas anësori francez u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke sigluar shifrat përfundimtare në 3-0.
Falë këtij suksesi, Milan merr provizorisht kreun e Serie A.