Nën kryetari dhe deputeti PD-së në Fier, Enkelejd Alibeaj u shpreh se kjo që po ndodh ne demokratëve nuk është vetëm ndarja me një njeri, por ndarja me një kulturë.

Sipas tij, sot koha ka ndryshuar, kërkon mentalitet të ri, kultura të reja dhe njerëzve do të duhet do duhet tu flitet me zë të ulët, pasi vetëm ai depërton më thellë.

Alibeaj: Çfarë entuziazmi sot. Si do i përgjigjemi këtij ritmi sot? Kësaj sfide? Duhet të shohim para për të rinjtë. T’i dëgjomë ata. Kjo që po na ndodh ne demokratëve nuk është vetëm ndarja me një njeri, por ndarja me një kulturë. E jona para disa kohësh, pasi ishte koha që e kërkonte të tillë dhe dritëhijet e veta. Sot koha ka ndryshuar, kërkon mentalitet të ri, kultura të reja, ja ato fytyra të reja atje. Ato fytyra që nuk kanë pasur zë.Kanë qenë të strukur. Nga sot, për shkak të së sotmes do të duhet që njerëzve do duhet ti flasim me zë të ulët, pasi vetëm ai depërton më thellë, pasi kjo është sfide qytetarie. Ndaj PD duhet të kthehet në parti të vlerave. Ju falënderoj të gjithëve për leksionet e mëdha të demokracisë, të qytetarisë, të moralitetit që do të duhet të bëjë qytetaria shqiptare.