Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić ka njoftuar se i ka dorëzuar Kuvendit një iniciativë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të deritashëm Dritan Abazovic.
Në vend të Abazovic, ai ka propozuar ministrin e Financave Milojko Spajic për zëvendëskryeministër të ri në Qeverinë e Malit të Zi.
“Sot kam dorëzuar në Kuvendin e Malit të Zi iniciativën për shkarkimin e Dritan Abazovicit dhe propozova Ministrin e Financave dhe Mirëqenies Sociale Milojko Spajic për zëvendëskryeministër të ri të Malit të Zi. Europa tani! Për një Mal të Zi të shëndetshëm! 🇲🇪🇪🇺”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kujtojmë se Abazovic ka ndërmarr një iniciative për krijimin e një qeverie të re të pakicës në këtë shtet.