Manchester United ka fituar një ndeshje të vështirë në fushën e Brentford me golat e Elanga, Greenwood dhe Rashford por ajo që ka rënë në sy është sjellja e Cristiano Ronaldo-s që në minutën e 70-të është detyruar të braktisë fushën.

Trajneri Ralf Rangnick ka kërkuar ndërrimin e portugezit që se ka pritur mirë dhe madje është ulur te shkallët pranë stolit duke pyetur se pse ishte ndërruar…

Menaxheri gjerman i ka shkuar afër dhe është munduar t’ia shpjegojë…