Një prift 37-vjeçar, baba i tre fëmijëve, ka përdhunuar sistematikisht një adoleshente që prej fund të vitit 2019 deri në mesin e vitit 2020.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi. Mediet helene bëjnë me dije se adoleshentja 17-vjeçare kishte arritur në pikën ku i binte të fikët nga frika, kur shikonte priftin mostër.

Prifti i kërkonte foto lakuriq vajzës, ndërsa ai vetë e “bombardonte” 17-vjeçaren me materiale pornografike, duke i dërguar foto dhe video të organeve gjenitale.

Edhe pse ngjarja ka kohë që ka ndodhur, adoleshentja ka denoncuar priftin vetëm para pak ditësh. Si rrjedhojë prifti është arrestuar për përdhunimin e 17-vjeçares.

“Pasditen e djeshme, pas një urdhër-arresti, 37-vjeçari u arrestua për përdhunim, marrëdhënie seksuale me të mitur, abuzim me fëmijë dhe pornografi me fëmijë në mënyrë sistematike”, shkruan Prwto Thema.