Ish-kryeministri Berisha e ka marrë me ngulm fjalën e tij në Kuvend për të folur mbi situatën në Ukrainë, ku sipas tij qeveria shqiptare minimalisht mund të dërgojë fishekë dhe municione për ndihmë.
Berisha tha se Rama merr udhëzime nga Beogradi dhe i leverdis që të heshtë për barbarinë e Kremlinit.
Berisha: Më duket vetja si në parlamentin e Taxhikistanit.
Cfarë është kjo narkoqeveri dhe narkoparlament që nuk thotë asnjë fjalë të vetme.A rrihet këtu, jo nuk rrihet. Jam ktu të shpreh solidaritetin tim të plotë popullit ukrainas në emër të demokratëve, jam këtu për të ngritur zërin dhe për të ndihmuar Ukrainën që kërcënohet nga një barbari e Kremlinit.Të paktën fishekë dhe municione mund tu dërgohen por argati i Beogradit jo më kot hesht dhe pengu i tij.
Nuk mundet këtu të dominojë Beogradi me udhëzimet e tij.