Kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse i është vendosur ultimatum për listat e kandidatëve, dhe nëse i është tërhequr vëmendja për faktin që do ti japë portin e Durrësit një kompanie nga Emiratet e Bashkuara.

Rama:

Tani vetëm faktet nuk janë opinione dhe koncepti i fakteve alternative për të njëjtat fakte, është një koncept që ka hyrë së fundi, si rezultat i lajmeve të rreme. Në Bruksel unë nuk kam dëgjuar asnjë ultimatum, përkundrazi kam dëgjuar fjalë shumë të mira për Shqipërinë, dhe në referencën që ti bëre ka një gabim në objekt, pasi faktikisht ajo është një referencë e shkuar nuk është e vërtetë.

Nëse ka pasur diçka në Bruksel që ka kërcitur njësoj si një derë e vjetër, ka qenë ndërhyrja e koleges suaj, një ndërhyrje absolutisht e pavend dhe absolutisht e padobishme, për të mos thënë që ishte turpëruese për kategorinë e gazetarëve, për të gjithë ju dhe për të gjithë ne.

Në një kontrast turpërues për mua që isha aty, ndryshe nga kolegia e Maqedonisë, që nuk i ra vendit të vetë me baltë, po kaq thellësisht e pavërtetë është dhe ajo që dëgjova tani për Portin e Durrësit, as është folur, as është diskutuar, asnjë fjalë lidhur me këtë temë, zero! Është vërtetë për të ardhur keq që kjo gjë shpiket në Tiranë, ajo është për ekonominë e të gjithëve dhe për të ardhurat personale të secilit. E kam dëgjuar shumë këngën e Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë që kanë investime të huaja.

Faxweb