Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell.

Edhe gjatë ditës së nesërme pritet mot i qendrueshëm, ku në pjesën më të madhe të ditës do të ketë diell.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku variojnë: në zonat malore, nga -3°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 07°C në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 1-2 ballë.

Ndërsa Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të paqëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -06°C në 4°C dhe në zonat e ulëta nga 00°C në 7°C.