Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka nisur ditën duke shijuar kafen e mëngjesit në kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë.
Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Meta shpërndan foton duke recituar disa vargje të shkruara nga Dritëro Agolli me rastin e 5-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. “Me qetësi dhe poezi” e nis shkrimin Ilir Meta që duket sikur “thumbon” zhvillimet e fundit në vend ku ditën e djeshme Gjykata e Apelit vendosi të dënojë me 3.4 vite burg ish-ministrin e Ramës, Saimir Tahirin.
Reagimi nga Ilir Meta:
Me qetësi dhe poezi, duke kujtuar Dritëroin e madh, me rastin e 5-vjetorit të ndarjes prej nesh:
“Po kur të jesh mërzitur shumë,
Në raft të librave kërkomë,
Atje do të jem i fshehur unë,
Në ndonjë varg a ndonjë shkronjë,
Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshësh,
Si një blerim pas një rrekeje”